Këto terma dhe kushte ("Kushtet e Përdorimit") rregullojnë krijimin, modifikimin e grupit Super Familja si dhe aksesin per përdorimin tuaj të shërbimit të Klik-On (ketu e ne vijim referuar si "Shërbimi").
Të gjithë përdoruesit duhet të identifikohen individualisht si përdorues i pavarur duke vendosur te dhenat tek Kerkesa si emer,atesi, mbiemer, numer telefoni I numrit fiks, anetaret mobile, numri personal te kartes se identitetit, email etj (këtu e në vijim “JU”)
Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit te kerkeses, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe numri personal te kartes se identitetit etj si edhe që ALBtelecom do të mbledhë informacion në lidhje me to dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e shërbimit.
ALBtelecom e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si edhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit.
ALBtelecom e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurt në serverat e ALBtelecom, në përputhje me parashikimet përkatëse të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ju si përdorues, në cilësinë e subjektit të të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat tuaja si edhe të kërkoni që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e Ligjit 9887 datë 10.3.2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale», të ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në cdo dyqan ALBtelecom.
Në rast se nuk jeni dakord me Kushtet e Përdorimit, ju lutem mos hyni, mos aksesoni dhe mos përdorni dhe/ose shfletoni Shërbimin dhe/ose mos vendosni të dhënat e Juaja si emër, mbiemër, numër telefoni etj.
Në të kundërt do të konsiderohet se:
Keni kuptuar dhe keni rënë dakord me Kushtet e Përdorimit duke e konsideruar këtë si një marrëveshje të plotë dhe të vlefshme mes palëve;
Me të dhënat e Juaja të vendosura ne kerkese, Ju jeni dakord që ALBtelecom ose personat e autorizuar të ALBtelecom mund t'ju kontaktojnë herë pas here me anë të telefonit, E-mail apo mesazhit me tekst në lidhje me detajet e promovimeve specifike ose informacioneve mbi produktet ose shërbimet e ndryshme të ALBtelecom. Keni pranuar shprehimisht një kontakt të tillë. Nëse nuk dëshironi të merrni detaje për promovime të tilla, Ju duhet të kontaktoni kujdesin ndaj klientit të ALBtelecom.
Aksesi, përdorimi dhe/ose shfletimi i Shërbimit është vetëm përdorim personal dhe se ajo nuk duhet të përdoret për veprimtari tregtare, duke përfshirë rishitjen etj.
Ju deklaroni dhe garantoni se informacioni që na siguroni është në çdo kohë i vërtetë, i saktë, aktual dhe i plotë. ALBtelecom rezervon të drejtën për të refuzuar dhe/ose përfunduar dhe/ose parandaluar përdorimin e një emri përdoruesi në diskrecionin tonë të vetëm, dhe pa ndonjë përgjegjësi ndaj Jush. Ju jeni tërësisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin gjate perdorimit te ketij Shërbimi.
Pavarësisht nga sa më sipër, bazuar në dispozitave ligjore, ALBtelecom ka të drejtë:
Të vendosë kufizime ndaj çdo Përdoruesi në lidhje me aksesin, përdorimin dhe/ose shfletimin e Shërbimit, dhe ndryshimit të tyre perkatesisht; Aksesi në Shërbim mund të bllokohet, pezullohet ose ndërpritet në çdo kohë për shkaqe që përfshijnë, por që nuk kufizohen në shkeljen e ligjeve dhe rregullave në fuqi, shkeljen e Kushteve të përdorimit, veprimeve që mund të çojnë sipas diskrecionit te ALBtelecom, ndërprerjen e aksesit për përdoruesit ose rrjetet e tjera, arsye sigurie etj;
Pas njoftimit paraprak të Pajtimtarit, të tarifojë aksesin, përdorimin dhe/ose shfletimin e shërbimit dhe/ose të bëjë cdo ndryshim të tyre;
Ti rishikojë në cdo kohë këto terma dhe kushte sic e gjykon të përshtatshme. Juve duhet të bini dakord me ndryshimet/amendimet e Kushteve të Shërbimit në mënyrë që të vazhdoni përdorimin e Shërbimit;
Ti ofrojë asistencë dhe informacion organeve të zbatimit të ligjit, agjencive shtetërore dhe autoriteteve të tjera siç kërkohet nga legjislacioni detyrues në fuqi;
Të heqe nga grupi nje apo te gjithe anetaret e grupit apo te ç’aktivizoje grupin jashte afateve te siperpermendura nese e konsideron te arsyeshme.
Pranoni se Për përdorimin dhe përfitimet e Grupit SuperFamilja:
-
Të gjithë pajtimtarët e shërbimeve fikse apo mobile, pjesë e planeve tarifore individuale (për shërbimet fikse me kontratë
dhe për shërbimin mobile me planet tarifore me parapagesë dhe me kontratë individuale) kanë mundësi të jenë pjese e grupit SuperFamilja të krijuar nga një numër fiks ose të marrin ftesa prej numrit fiks për të qënë pjesë e grupit SuperFamilja.
- Një numër fiks, apo mobile me parapagese me planet tarifore Standard, Super Riniring, Control individuale dhe numrat mobile me kontrate me planet tarifore Super Smart individual dhe Control Individual, mund të jetë pjesë e vetëm një grupi SuperFamilja.
- Grupi SuperFamilja do të ketë minimumi 2 anëtarë (një anëtar me numër fiks dhe një anëtar me numër mobile) dhe maksimumi 5 anëtarë (një anëtar me numër fiks dhe deri në 4 anëtarë me numra mobile).
- Anëtarët mobile që bëhen pjesë e grupit do të marrin një SMS informues për grupin ku janë bërë pjesë dhe nëse nuk janë dakord mund të telefonojnë brenda 48 orësh drejt Shërbimit të Klientit në numrin 123 për të kërkuar heqjen e numrit të tyre nga grupi.
- Të gjithë anëtarët e grupit SuperFamilja nuk mund të largohen nga grupi brenda afatit kohor prej 90 ditësh nga momenti i anëtarësimit në grup, përveç rasteve kur anëtarët e Grupit SuperFamilja refuzojnë të jenë pjesë e grupit deri në 48 orë nga momenti i anëtarësimit.
- Pajtimtari zotërues i numrit fiks mund të heqë anëtarët ekzistues të Grupit SuperFamilja brenda 90 ditësh nga momenti i hyrjes në grup dhe të çaktivizojë Grupin brenda 90 ditësh nga krijimi i tij.
- Operatori dhe/ose Shoqëria/Personat e autorizuar prej tij, do të përpunojnë në bazë të parashikimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, të dhënat personale të pajtimtarëve me qëllim krijimin, funksionimin dhe modifikimin e Grupit SuperFamilja.
Pranoni se Përfitimet e anëtarëve të grupit SuperFamilja
- Vlera prej 200 Lekesh (me TVSH) do të zbritet në tarifën mujore të “shërbimeve fikse” (që përfshin Telefoni fikse dhe/ose IPTV dhe/ose internet). Kjo zbritje do të aplikohet për çdo blerje të paketave Super nga anëtarët mobile me parapagesë dhe ne planet Control te grupit SuperFamilja, dhe për çdo anetar me kontratë individuale që në datën 1 të cdo muaji nuk ka detyrime te pashlyera.
- Përfitimet e të qenit pjesë e Grupit SuperFamilja mund të sigurohen vetëm për paketat mujore Super mobile me parapagesë që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
- Në muajin në të cilin krijohet Grupi, zbritja prej 200 Lekë do të llogaritet vetëm për paketat mujore mobile me parapagesë dhe anëtarët me kontratë individuale që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
- Zbritja e përmendur në pikën 8 nuk e kalon me vlerë negative pajtimin mujor të shërbimeve fikse, që do të thotë se vlera e tarifës mujore të sherbimit të telefonisë fikse shkon deri në 0 Lekë për muajin e dhënë në varësi të aktivizimeve të paketave mujore mobile me parapagesë dhe me kontrate nga anëtarët e grupit.
- Zbritja do të aplikohet vetëm në tarifën mujore të shërbimive fikse dhe jo në faturën totale që gjeneron pajtimtari për shkak të konsumit jashtë përfitimeve të tarifës së cilës i përket.
- Nëse shërbimet fikse janë të bllokuara në mënyrë të njëanëshme apo dyanëshme për shkak të mospagesave, atëherë aktivizimet e paketave mujore mobile me parapagesë nga anëtarët e grupit dhe pajtimet mujore për anëtarët me kontratë individuale nuk do të ofrojnë zbritje në tarifën mujore të shërbimive fikse për sa kohë shërbimet fikse janë të bllokuara.
- Zbritja prej 200 Leke (me TVSH) do te aplikohet edhe nëse anëtarët mobile të grupit SuperFamilja janë pjesë e ofertave promocionale që ofrojnë zbritje në paketat mujore mobile Super me parapagesë.
-
Brenda grupit SuperFamilja, të gjithë anëtarët mobile të grupit familjar përfitojnë 1 GB internet bonus çdo muaj, me vlefshmëri mujore sipas kushteve me poshte:
-
Per numrat individual me parapagese dhe ne planet control - pas cdo aktivizimi te paketave Super.
-
Per numrat me kontrate - në daten 1 të cdo muaji nëse kontrata eshte në status aktiv dhe nuk ka fatura te papaguara.
- Vëllimi i internetit bonus do të shpenzohet me intervale çdo 10 KB.
- Përfitimet e paketave mujore dhe të bonusit me internet nuk janë të vlefshme në roaming.
- Balanca e paketave mujore mund të verifikohet duke dërguar një SMS me tekst “Balance” drejt numrit 145.
Ju jeni dakord se per Shërbimin Klik-ON:
- Shërbimi “Klik-ON” mund të përdoret nga Lideri Mobile i Grupit për të aktivizuar paketat mujore Super me parapagesë për të gjithë anëtarët mobile të grupit SuperFamilja duke telefonuar numrin pa pagesë 130.
- Nëse aktivizimi i paketave mujore mobile me parapagesë kryhet nëpërmjet Shërbimit “Klik-ON”, atëherë vlera prej 200 Lekë i zbritet çmimit respektiv të blerjes së paketës mujore mobile me parapagesë.
- Përfitimet apo përmbajtja e paketave mujore mobile me parapagesë të aktivizuara brenda grupit SuperFamilja nepermjet sherbimit Klik-ON, janë të njëjta me paketat standarde mujore me parapagesë në treg, të cilat u ofrohen të gjithë pajtimtarëve të ALBtelecom.
- Nëse një pajtimtar mobile është pjesë e grupit SuperFamilja dhe njëkohësisht ka promocione të tjera aktive si, zbritje në paketat mujore mobile me parapagesë, atëherë këto promocione nuk do të përfitohen nëse aktivizimi i paketave kryhet nëpërmjet shërbimit “Klik-ON”. Në këtë rast pajtimtari përfiton vetëm ofertat e përcaktuara të grupit SuperFamilja.
- Aktivizimet e paketave mujore mobile me parapagesë nëpërmjet shërbimit “Klik-ON” do të faturohen si shumë totale mbi tarifën e shërbimeve fikse (qe perfshin Telefoni fikse dhe/ose IPTV dhe/ose internet).
- Shuma e lejuar që mund të shpenzohet nga Shërbimi “Klik-ON” është 6,500 (gjashtë mijë e pesëqind) Lekë në muaj.
Ju jeni dakord se Largimi nga grupi SuperFamilja
- Nëse kontrata e numrit fiks mbyllet me kërkesë te pajtimtarit apo për arsye mospagesash, atëherë grupi shpërbëhet automatikisht.
- Nese një anëtar grupi është regjistruar në paketat mujore mobile dhe më pas largohet nga grupi, paketa do të vazhdojë të jetë e vlefshme deri në momentin e përfundimit të vlefshmërisë së saj, ndërsa vëllimi i bonusit me internet do të ndërpritet menjehërë nëse nuk është konsumuar.
- Në rastet kur anëtarët largohen nga rrjeti ALBtelecom apo numrat mbyllen, atëherë ata hiqen automatikisht nga grupi SuperFamilja, dhe mund të zëvendësohen me anëtarë të tjerë nëse numri maksimal i anëtarëve nuk është plotësuar.
- Nëse grupi përbëhet nga një numer fiks dhe një numër mobile dhe numri mobile largohet nga rrjeti apo mbyllet, grupi do të shpërbëhet automatikisht.
- Në rast se grupi SuperFamilja shpërbëhet, të gjithë anëtarët e grupit do të njoftohen me një SMS.
Nepermjet pranimit te ketyre Kushteve te Perdorimit dhe plotesimit te kerkeses per Krijimin e Grupit SuperFamilja, Ju pranoni se:
-
keni te drejte të menaxhoni grupin duke:
- Shtuar deri në 4 anëtarë celularë
- Vendosur apo ndryshuar Liderin Celular të Grupit (person i autorizuar per te aktivizuar paketat mujore me parapagese celulare per anëtarët e grupit duke kryer thirrje drejt numrit pa pagese 130 ose nepermjet aplikacionit “Profili Im Mobile”)
- Hequr anëtarët ekzistues sipas Kushteve te Afateve te publikuara nga AT
- Ç’aktivizuar grupin sipas Kushteve te Afateve te publikuara nga AT
- mund te krijoni dhe modifikoni me shkrim Grupin SuperFamilja, si dhe jeni ne dijeni te plote dhe jam dakord per te gjithe Kushtet, afatet e Perdorimit dhe perfitimet e Grupit SuperFamilja te publikuara ne www.albtelecom.al/al/individuale/mobile-plus-fiks/behu-superfamilja/.
Jeni dakord që Operatori dhe/ose shoqëria/personat e autorizuar prej tij, të përpunojnë në bazë të parashikimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, të dhënat e mia personale me qëllim krijimin, funksionimin dhe modifikimin e Grupit SuperFamilja.
Ne cdo rast, pranoj se do te paraqitem ne dyqanin me te afert ALBtelecom per te nenshkruar te gjithe dokumentacionin e duhur ligjor brenda 30 diteve nga data e Kerkeses, perndryshe jam dakord qe kjo kerkese te anullohet nga ALBtelecom.
ALBtelecom mund t’i ndryshojë ne çdo kohë këto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual të pajtimtarit (i cili mund të jetë edhe me SMS ose telefonatë nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, njoftim i cili në rastet kur nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve, do të përmbajë adresën se ku janë publikuar ndryshimet përkatëse. Nëse Pajtimtari i ALBtelecom brenda 30 diteve nga data e Njoftimit nuk bën kërkesë për mbyllje të Grupit SuperFamilja, automatikisht do të hyjnë në fuqi kushtet e reja për përdorimin dhe përfitimet e Grupit SuperFamilja.